Gjykata e Lezhës rikonfirmoi masën e sigurisë të arrestit në burg për Drejtorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit në Kurbin Jetmir Mzhika dhe të pezullimit nga detyra për tre inspektorët, Rivelion Ismalaj, Shan Preçi, Artur Përdoda. Gjyqtarja Englantina Bibaj gjithashtu la në arrest në shtëpi ish-drejtorin e IKMT-së Flori Gjini.
Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit Sabri Kastrati. Tre inspektorët kishin kërkuar nga gjykata rikthimin në detyrë, por trupa gjykuese nuk pranoi kërkesën e tyre, pasi ndodhen nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ngritja e akuzës ndaj të pestëve erdhi pas një hetimi 6 mujor të Prokurorisë së Lezhës, ku u zbulua se zyrtarët kishin lejuar ndërtimin e një objekti pa leje në Patok, në pronësi të Gëzim Çelës. Ndërtesa është vendosur në sekuestro preventive nga Gjykata e Lezhës.
Klan News