Tekste të shkurtra, leksik i varfër dhe hibridizim gjuhësh e zhargonesh. Ky është impakti dhe rezultati i ndikimit të rrjeteve sociale mbi gjuhën dhe komunikimin. Një studim i fundit me fokus mbi evolucionin e gjuhës i Universitetit italian “La Sapienza”, ka analizuar ndryshimet gjatë 34 viteve të fundit, duke u bazuar mbi një kampion prej 300 milion mesazhesh dhe komentesh në gjuhën angleze, nga 8 platforma të ndryshme.

Studimi është përqendruar në disa aspekte, ku mutacionet gjuhësore të vrojtuara janë edhe një aspekt më i gjerë i sjelljes njerëzore, fenomen universal i lidhur me dinamika sociale, ku dy ose më shumë gjuhë takohen dhe lindin edhe idioma të ndryshme.

Sipas analizës, mjediset dixhitale modelojnë normat e komunikimit, dhe kanë sjellë dukshëm varfëri leksikore dhe përsëritje të theksuara.

Klan News