Në epokën e teknologjisë dhe komunikimit të shpejtë, përdorimi i rrjeteve sociale është shtuar ndjeshëm. Një studim i fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” zbulon se afro 40% e të rinjve shqiptarë nga mosha 14-29 të vjeç qëndrojnë në rrjetet sociale 2-5 orë në ditë.

Për ekspertët, shqetësuese është qëndrimi në rrjetet sociale vetëm për të kaluar kohën, gjë e cila çon edhe në varësi, që reflektohet në mungesë komunikimi.

Anora Kroj, psikologe klinike:Kryesisht ka mungesë komunikimi, nuk kanë dëshirë të komunikojnë më familjarët, bashkmoshatarët, kanë mungesë dëshire për të qenë pjesë e aktiviteteve.

Po ashtu, qëndrimi i gjatë në internet sjell edhe pasoja psikologjike.

Anora Kroj, psikologe klinike: Të rinjtë që ekspozohen në një kohë relativisht më të gjatë të rrjeteve sociale kanë vetëvlerësim të ulët, vetëbësim jo të mirë, dhe bëhen potencial e sjelleve krahasuese me bashkëmoshatarët e trye dhe kështu ndihen më pak të lumtur me jetën e tyre.

Për të shmangur efektet e dëmshme, sugjerohet që të rinjtë të përfshihen në aktivitete jashtë ekranit.

Anora Kroj, psikologe klinike:Ka pafund aktivitete ku ata mund të marrin pjesë, të japin më të mirën e tyre dhe pikërisht shoqëria duhet të fokusohet se çfarë një i ri mund të bëjë më mirë, jo për të vendosur limite drejt diçkaje.

Studimet ndërkombëtare kanë treguar se rrjetet sociale përdoren më gjerësisht nga vajzat.

Tv Klan