Lajme, #edicioniinformativ ora 00:15 data 26 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headline 25 Nëntor 2024
SPAK lëshon 21 masa sigurie. Nën hetim një ish-gjyqtar, një ish-polic dhe 2 gazetare
21 masa sigurie lëshoi sot SPAK në një operacion ndaj një grupi kriminal ku akuzohen se janë të përfshirë një ish-gjyqtare e gjykatës së Elbasanit, një ish-polic, një avokate dhe 2 gazetarë. Ushtrohen kontrolle në një sërë banesash nga policia dhe BKH.
Dënohet Vangjush Dako. Ish-kryebashkiaku do të vuaje 2 vite e 8 muaj burg për “shpërdorim detyre”
2 vite e 8 muaj burg do të vuajë ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i akuzuar nga SPAK për korrupsion në 2 raste. Atij i ndalohet për 5 vite të mbajë poste publike. Bashkë me të u dënuan edhe 3 persona të tjerë.
SPAK, hetime edhe për korrupsionin në drejtësi Dumani: Në fokus, ata që janë ende në sistem
Prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar apo të larguar nga sistemi i drejtësisë vijojnë të jenë në jenë në hetim nga SPAK. Por kreu i këtij institucioni, Altin Dumani thotë se për momentin në fokus janë ata magjistratë që janë ende pjesë e sistemit.
Gjokutaj: Strasburgu ka pranuar kërkesën Berishës për masat. Ka vendosur ta shqyrtojë me përparësi
Avokati i kryetarit te Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën për të shqyrtuar masat shtrënguese të vendosura nga SPAK. Sipas tij, Strasburgu ka vendosur ta shqyrtoje çështjen me përparësi.
Eduart Reçi u tentua të vritej me 8 nëntor. Vëllai i policit hodhi fishekzjarre për të mos u dëgjuar e shtëna
Skenari qe përdorën vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Duka per te vrarë biznesmenin Eduart Reçi është si neper filma. Hetimet zbuluan se ata tentuan ta vrisnin qe me 8 nëntor dhe se njeri nga vëllezërit ishte hidhte fishekzjarrë për te mos u dëgjuar krismat.
Bien akuzat ndaj Donald Trump. Prokurori kërkon pushim të çështjes për komplot të “6 janarit”
Prokurori special i kerkon nje gjykatës federale amerikane pushim te aktakuzave ndaj Donald Tramp për komplot në përmbysjen rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Ai e bazon ate te praktika qe i mbron presidentet ne detyrë nga ndjekja penale.
/tvklan.al