Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 25 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headline 25 Nëntor 2024
SPAK lëshon 21 masa sigurie. Nën hetim një ish-gjyqtar, një ish-polic dhe 2 gazetarë
21 masa sigurie lëshoi sot SPAK në një operacion ndaj një grupi kriminal ku akuzohen se janë të përfshirë një ish-gjyqtare e gjykatës së Elbasanit, një ish-polic, një avokate dhe 2 gazetarë. Ushtrohen kontrolle në një sërë banesash nga policia dhe BKH.
Dënohet Vangjush Dako. Ish-kryebashkiaku do të vuaje 2 vite e 8 muaj burg për “shpërdorim detyrë”
2 vite e 8 muaj burg do të vuajë ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i akuzuar nga SPAK për korrupsion në 2 raste. Atij i ndalohet për 5 vite të mbajë poste publike. Bashkë me të u dënuan edhe 3 persona të tjerë.
SPAK, hetime edhe për korrupsionin në drejtësi Dumani: Në fokus, ata që janë ende në sistem
Prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar apo të larguar nga sistemi i drejtësisë vijojnë të jenë në jenë në hetim nga SPAK. Por kreu i këtij institucioni, Altin Dumani thotë se për momentin në fokus janë ata magjistratë që janë ende pjesë e sistemit.
Gjokutaj: Strasburgu ka pranuar kërkesën Berishës për masat. Ka vendosur ta shqyrtojë me përparësi
Avokati i kryetarit te Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën për të shqyrtuar masat shtrënguese të vendosura nga SPAK. Sipas tij, Strasburgu ka vendosur ta shqyrtoje çështjen me përparësi.
Eduart Reçi u tentua të vritej me 8 nëntor. Vëllai i policit hodhi fishekzjarre për të mos u dëgjuar e shtëna
Skenari qe përdorën vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Duka per te vrarë biznesmenin Eduart Reçi është si neper filma. Hetimet zbuluan se ata tentuan ta vrisnin qe me 8 nëntor dhe se njeri nga vëllezërit ishte hidhte fishekzjarrë për te mos u dëgjuar krismat.
4 gra e vajza dhunohen çdo ditë në Shqipëri.686 të dëmtuara në 6 muajt e parë të 2024
Mesatarisht 4 gra apo vajza denoncojnë cdo dite dhunën qe perjetojne në familje në Shqiperi. Shifrat zyrtare te policise se shtetit, flasin per 686 te demtuara vetem ne 6 muajt e pare te ketij viti.
Australia shpalos planin për ndalimin e rrjete sociale për fëmijët. Pr/ligji shkakton reagime nga grupet e interesit
Kryeministri australian shpalosi sot planin për ndalimin e plotë të përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët nën 16 vjeç. Megjithatë, plani ka ngjallur reagime te ashpra te grupeve qe e kundërshtojnë atë.
/tvklan.al