Lëkura bëhet transparente me anë të një ngjyruesi ushqimor. Kjo është arritja e fundit e shkencës, në një eksperiment të kryer mbi kaviet e laboratorit, ku lëkura e këtyre të fundit është bërë transparente, duke bërë të mundur që të shiheshin organet dhe indet në brendësi.
I gjithë studimi është publikuar në revistën më prestigjoze ndërkombëtare të punëve kërkimore dhe arritjeve, Science.
Grupi i shkencëtareve të Universitetit të Texas në Dallas kanë aplikuar mbi lëkurën e kavieve një përzierje të lëngshme të tartrazina, një ngjyrues ushqimor i verdhë, duke e kthyer në transparente përkohësisht, me një thellësi prej disa milimetrash.
Tek njeriu ende ky eksperiment nuk është realizuar, pasi ky ishte hapi i parë në këtë drejtim. Arsyeja është qëllimi për diagnostikim, por edhe ndërhyrja në fushën mjekësore, duke bërë të mundur vrojtimin me sy të lirë apo dhe me përdorimin e nje lenteje zmadhuese.
Kjo në të ardhmen mund të evitojë si ndërhyrje kirurgjikale apo edhe metoda invasive, por gjithashtu edhe duke thjeshtuar një sërë procedurash të tjera mjekësore si biopsitë apo analiza të gjakut.
Klan News