Vitet e fundit Lezha nuk njihet vetëm për turizmin bregdetar por edhe atë historik. Vendi më i preferuar nga turistët e huaj është vendbanimi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti.

Një vizitë në Lezhë nuk mund të kalojë pa parë një ndër atraksionet historike të këtij qyteti, i banuar nga popullsi ilire që në shekullin e VIII para Krishtit.

Jo vetëm perudha ilire, por ajo që tërheq më së shumti vizitorët e huaj është edhe memorali i Gjergj Kastriotit, i cilësuar si atraksioni kryesor i turistëve.

Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2024, vendvarrimi i Skëndërbeut është vizituar më shumë se 19 mijë  persona.

Pas nuk qëndron edhe Muzeu Etnografik, si dhe Kisha e “Shën Premtës” në Balldre, të vizituara më së shumti nga turistë holandezë.

Lezha ofron një ndërthurje të turizmit kulturor e historik me atë të aventurës dhe të detit që përllogaritet se tërheq rreth 1 milion vizitorë në vit.

Tv Klan