Këtë verë nuk do të jetë i lartë vetëm numri i turistëve, por edhe i vrojtuesve në plazhe. Në Lezhë janë licensuar 200 roje bregdetare për të garantuar sigurinë për pushuesit.
“Në qytetin e Lezhës numërohen rreth 200 vrojtues, të trajnuar e certifikuar. Rreth 150 prej tyre janë aktivë dhe operojnë në stacionet e plazhit, në bregdet. Me këtë sezon janë hapur dhe zona të reja, lind nevoja për vrojtues të tjerë.”
Por megjithatë numri i të licensuarve nuk është i mjaftueshëm.
“Ende lipset nevoja për të trajnuar, certifikuar e për të punuar në bregdet.”
Kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu thotë se do të verifikohen të gjitha stacionet e plazheve dhe pati edhe një paralajmërim për bizneset.
Pjerin Ndreu: Stacionet e plazheve do kontrollohen një për një. Edhe për kufirin e sigurisë në det, edhe për vrojtuesit e plazhit. Ato subjekte që nuk kanë parametrat, do të bllokohen.
Siguria në bregdet ishte edhe në fokus të një takimi që u zhvillua në Shëngjin me përfaqësues të Federatës së Vrojtuesve, autoritetet lokale dhe biznese.
Klan News