Lasgush Poradeci, është një nga figurat më të ndritura të letërsisë shqipe të viteve 30, por pak i njohur nga brezat e sotëm. Për këtë arsye, studiuesi dhe poeti Moikom Zeqo, është duke shkruar një libër mbi jetën e tij, bazuar në dokumente të pa publikuara më parë.
Studiuesi Zeqo sjell lexuesit edhe letërkëmbimet e Lasgushit.
Sipas tij, për Lasgush Poradecin, kanë munguar studimet serioze.
Zeqo zbulon në këtë libër një pjesë të panjohur të Lasgushit, atë si patriot.
Por Lasgushi nuk ka qenë vetëm një poet i madh.
Moikom Zeqo zbulon detaje edhe nga jeta e tij personale.
Ky libër do të na tregojë shumë gjëra të pa njohura deri më sot për Lasgushin.
Klan Plus