“Ishte nderuar me Urdhrin e lartë “Mjeshtër i Madh”
Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo. Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej vitesh.
Moikom Zeqo lindi në Durrës dhe u diplomua në vitin 1971 për Gjuhë Letërsi. Në vitin 1991 mbajti për pak kohë postin e Ministrit të Kulturës, ndërsa mbajti mandatin e deputetit të Partisë Socialiste deri në vitin 1996.
Moikom Zeqo kishte gradën Doktor i Shkencave dhe mbante Urdhrin e Lartë “Mjeshtër i Madh” dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Është autor i mbi 100 librave, në poezi, prozë, eseistikë dhe publicistikë. Veprat e tij janë përkthyer më disa gjuhë të huaja. Moikom Zeqo numëron një sërë botimesh edhe në studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë.
Tv Klan