Potpuri poturesh elektorale dhe replikat me karafila.
Pasi konsumuan gjatë një muaji batuta në vend të programeve,Edi Rama dhe Lulzim Basha janë ndalur në veshjet dhe pantallonat e njëri-tjetrit.Rama tha, se Basha duket si llogaritar kooperative me pantallona doku. Ndërsa Basha iu përgjigj, që të mos kapet pas pantallonave të tij.Lidhur me nismën e Ben Blushit për 1000 euro për cdo lindje, Rama e quajti “karafil”, ish-bashkëpunëtorin socialist.
Katandisja e kishave ortodokse, strategji e qëllimshme apo neglizhencë?!
Rreth 2 muaj më parë “Stop” trajtoi problematikën e degradimit të kishave të vjetra ortodokse.Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani thotë, se kisha e Shën Kollit në Shelcan të Elbasanit është restauruar në mënyrë të pjeshme në vitin 2010. Në një ardhme, që nuk ka datë, sipas saj, restaurimi do të bëhet i plotë.Nga ana tjetër At Nikolla Marku thotë, se indiferenca e shtetit ndaj kishave të vjetra ortodokse, është e qëllimshme, për të zhdukur gjurmët e lashta të ortodoksisë shqiptare.Edhe historiani dhe studiuesi Moikom Zeqo është i mendimit, se restaurmiet nuk po i përmbahen elementit shqiptar, duke rrezikuar identitetin tonë.
Skandali, prokuroria pushon cështjen për mjekun 600 mijë lekësh!
Në datën 1 mars “Stop” transmetoi rastin e ryshfetit 600 mijë lekë të kirurgut të sanatoriumit Fatmir Caushi. Mjeku në fjalë u pezullua nga puna, por sot si për paradoks, Caushi ka rinisur punë, pasi cështjen ia ka mbyllur prokuroria, edhe pse u kap me zë e figurë, duke marrë para nga të afërmit e një pacienti.Në kuadër të Natës së Kadrit dhe Bajramit Komuniteti Mysliman Shqiptar, Zyra e gruas dhe Medreseja Tiranë, shpërndanë ndihma për 300 familje në nevojë.Gazmend Aga, Fatma Karaj dhe Ali Zaimi thonë, se përmes emisionit “Stop”, do të solidarizohen me familjet në nevojë, gjatë gjithë këtij muaji.