Këtë të shtunë në emisionin “Rudina” në Tv Klan të ftuarit kanë folur dhe janë pyetur për një temë mjaft interesante. Duke iu përgjigjur pyetjeve, ata kanë treguar lidhjet që kanë me muzikën.
E kemi parë shpesh të ngrejë zërin për kauzat në politikë dhe shoqëri, por sot Lajla Përnaska vjen të flasë për dashurinë e saj ndaj muzikës. Për pyetjen se cila ishte kënga që përfaqësonte atë dhe epokën tonë, Lajla Përnasaka duket se e kishte në “majë të gjuhës” përgjigjen.
E rritur në periudhën komuniste, ku njerëzit ishin të ngujuar dhe pa liri, ajo tregon se ëndrra më e madhe e saj dhe moshatarëve të tjerë ishte të kishin liri. Ajo tregon se kënga “Liberta” nga Al Bano dhe Romina u përqafua gjerësisht dhe u kthye në një hit në brezin e saj.
Nëse do të mund të udhëtoje me kohën cilën këngë do të dërgoje në të ardhmën për të përfaqësuar epokën tonë?
Lajla Përnaska: “Liberta” sepse brezi im ka përjetuar një periudhë të kohës së diktaturës dhe ne ëndrrën më të madhe si brez kemi pasur lirinë dhe atë këngë e kemi përqafuar sapo ajo u bë e njohur dhe ka qenë viti jonë deri në ndryshimin e viteve.
Rudina: Një nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj epoke.
Lajla Përnaska: Po deri në ndryshimin pastaj të sisteme politike në Shqipëri./tvklan.al