Këtë të shtunë, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, të ftuarit kanë folur për një temë mjaft interesante. Ata kanë treguar fotografitë e tyre më të vjetra familjare duke rrëfyer kështu edhe historitë që mbart secila prej tyre.
Politikania Lajla Përnaska, sjell në studio një foto të gjyshit në vitin 1933, i cili kishte dalë me krushqit afër një avioni. Ky ishte një moment shumë i bukur, pasi ai do shkonte me avionin nga Tirana për në Korçë, që të marrte nusen.
Lajla Përnaska: Kjo është më e hershmja. Është 1933-shi dhe është avioni i linjës Tiranë-Korçë dhe është im gjysh me krushqit që janë duke shkuar për të marrë nusen në Korçë me avion.
Rudina Magjistari: Me avion?
Lajla Përnaska: Po! Ka pasur Tiranë-Korçë, Tiranë-Vlorë, Tiranë-Shkodër.
Rudina Magjistari: Ka pistë në Korçë?
Lajla Përnaska: Po, po, kanë qenë një pistë e vogël. Këto ishin shërbime të brendshme…
Rudina Magjistari: Ej, po e bukur kjo, nusen me avion.
Lajla Përnaska: Po, ai ka shkuar e ka marrë me avion.
Rudina Magjistari: Në cilin vit?
Lajla Përnaska: 1933.
Rudina Magjistari: Në 1933-shin, një nuse me avion në Shqipëri.
Lajla Përnaska: Po, ajo është foto e atij momenti. /tvklan.al