Udhëheqësit nga e gjithë bota reaguan ndaj kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke ofruar urime dhe duke kërkuar marrëdhënie të mira me liderin.
Për Presidentin ukrainas, Zelensky, ky shekull është duke u formësuar tani vendet duhet të punojnë të gjithë së bashku, për t’u siguruar që ai do të jetë një shekull i madh dhe i suksesshëm për demokracitë.
“Presidenti Trump është gjithmonë vendimtar dhe paqja përmes politikës së forcës që ai njoftoi ofron një mundësi për të forcuar udhëheqjen amerikane dhe për të arritur një paqe afatgjatë dhe të drejtë, e cila është prioriteti kryesor”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Shefi i NATO-s Mark Rutte tha se me kthimin e Trump, vendet aleate do të ngarkojnë shpenzimet dhe prodhimin për mbrojtjen në aleancë. Edhe pse nuk ishte e ftuar ne këtë ceremoni, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen në urimin e saj tha “BE-ja pret të punojë nga afër me Trump për të trajtuar sfidat globale”.
Nën sfondin e një armëpushimi të arritur mes Izraelit dhe Hamasit, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se do ta ngrejë aleancën SHBA-Izrael në lartësi edhe më të mëdha.
Një reagim e pati edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ku u shpreh se Turqia do të shërbejë sërish si negociator për përfundimin e agresionit rus.
“Meqenëse z.Trump tha vazhdimisht se do t’i jepte fund luftës Rusi-Ukrainë, ne si Turqi do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme në këtë drejtim. Ne duhet ta zgjidhim këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo çështje do të jetë në axhendën tonë me bisedimet tona me Trump, dhe ne do të merrnim hapat tanë në përputhje me rrethanat, uroj që mandati i dytë i zotit Trump të sillte të mira për të gjithë njerëzimin”, tha Erdogan.
Gazetat italiane kryesuan me tituj të guximshëm pas inaugurimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke sinjalizuar një ndryshim të mprehtë në politikën e SHBA. E përditshmja e majtë Il Manifesto titullohej “Unë jam këtu”, ndërsa Corriere della Sera botoi “Unë ndryshoj gjithçka”, duke nënvizuar axhendën gjithëpërfshirëse të ish-presidentit.
Politika mjedisore ishte një fokus kryesor, me Il Messaggero që shkruan: “Trump: Marrëveshja e Gjelbër ka mbaruar”, dhe e përditshmja e biznesit Il Sole 24 Ore duke cituar qëndrimin e Trump: “Fillon epoka e re e artë”.
Klan News