Liderët e vendeve të Bashkimit Europian mblidhen sot në Bruksel në një samit të veçantë për mbrojtjen.
Samiti është thirrur nga krerët e unionit, pas vendimit të Washingtonit për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën, si dhe ndalimin e shkëmbimit të informacioneve të zbulimit me Kievin.
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi mbrëmë në një fjalim se kontinenti po përjeton një pikë kthese historike, ndërsa tërheqja amerikane po shton kërcënimin nga Rusia.
Macron vuri në dispozicion arsenalin bërthamor të Francës në mbrojtje të partnerëve europianë.
Në samit do të diskutohet rritja e shpenzimeve ushtarake të vendeve anëtare përballë kërcënimit të ri.
Pjesëmarrës do të jetë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Tv Klan