Kryeministri Rama ishte i pari nga liderët ballkanike që u prit nga shefi i ri i Këshillit Evropian Antonio Costa. Kosova përfaqësohet nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti. Në mbrëmje liderët e rajonit tonë do të jenë së bashku në një darkë informale me krerët e rinj të BE-së.

Ky takim vjen para zhvillimit të samitit mes shteteve të BE-së dhe atyre të rajonit tonë që mbahet më 18 Dhjetor në kryeqytetin belg.

Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të rajonit tonë.

Samitet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor tashmë janë bërë të rregullta dhe zhvillohen së paku një herë në vit.

Këtë traditë pritet ta ruajë edhe presidenti i ri i Këshillit Evropian. Po ashtu me liderët e rajonit do të prezantohen edhe shefja e re e diplomacisë evropiane Maja Kallas si dhe ajo për zgjerimin Marta Kos.

Klan News