Opozita kërkon shtyrjen e mbledhjes

Ndonëse seanca plenare është shtyrë për të hënën e ardhshme, Komisioni i Ligjeve vazhdoi edhe sot diskutimin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përfaqësuesit e opozitës parlamentare kërkuan që mbledhja të shtyhej deri në gjetjen e një konsensusi edhe për propozimet e opozitës jashtë parlamentare, kërkesë kjo që nuk u mor parasysh nga përfaqësuesit e shumicës.

Tv Klan