Një bebe që lindi me më shumë ujë në trup se gjak është konsideruar një “mrekulli” pasi sfidoi çdo parashikim të mundshëm, duke festuar 1 vjetorin e lindjes.
Frankie Morrison erdhi në jetë me lindje cezariane vitin e shkuar dhe kishte vetëm 35 mililitra gjak në trup, e barabartë me dy lugë gjelle.
Foshjet e porsalindura kanë normalisht 7 fishin e kësaj sasie.
Mjekët i thanë nënës së saj që të përgatitej për më të keqen, por ja që e vogla kishte shpirtin luftarak e nuk u dorëzua, duke mbijetuar përtej çdo parashikimi.
Mjekët ishin skeptikë për shanset e Frankie, për një cilësi të mirë jete dhe i paralajmëruan prindërit që mund të jetonte gjithë jetën në karrige me rrota apo të kishte dëmtime në tru.
Por shëndeti i saj u përmirësua dhe ajo u trajtua nga specialistët në një spital në Leicester, Angli, duke i lënë këta të fundit pa fjalë, pasi arriti të marrë vetëm që 3 javët e para./tvklan.al