Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama është i terrorizuar pas arrestimit të Erion Veliajt. Reagimin e kreut të qeverisë ditën e sotme, Berisha e sheh si hall personal të tij.
“Edi Rama pas arrestimit të numrit 2 të PS-së bëri gjithçka nga njëra anë i terrorizuar dhe i trembur gjer në palcë nga Erion Veliaj që të tregojë se nuk ka gisht në këtë aferë. Këtu do ndalemi pak. Nuk kishte hallin e Erion Velisë, kishte hallin e tij, sepse ky prokuror që guxoi të kërkojë arrestimin e Erion Velisë dhe ky gjykatës që vendosi për arrestimin e tij, këta litarin në shtëpinë e të varurit ia çuan në Surrel. Po, sepse për leje ndërtimi Edi Rama me favore i ka tërkuzë”, tha Berisha.
Ai u shpreh se Rama nuk është i denjë për postin e kryeministrit dhe duhet të japë dorëheqjen.
“Në çdo vend të botës para kësaj situate një njeri që ka minimumin e përgjegjshmërisë jep menjëherë dorëheqjen. Një popull i tërë ngrihet në këmbë për ta përzënë nga zyra një hajdut, një padrino si ky. Le ti bjerë sa të dojë tavolinave, ai është i padenjë për asnjë detyrë shtetërore përveçse aty ku ka përgjegjësitë e tij. Erion Veliaj ishte një hajdut, por abuzime shumë më të mëdha janë të Edi Ramës. Grabitja e portit të Durrësit shkon rreth 4 miliardë Euro që po e ndërton ky me Alabarin e tij”, tha Berisha.
Sipas Berishës, është e paimagjinueshme që një person, duke iu referuar Ajola Xoxës të shpenzojë 1 milionë euro vetëm për garderobë.
“Prokuroria i ka gjetur të gjitha faturat, nuk është se i ka përcaktuar çmimet në garderobë. Ka gjetur të gjitha faturat e TVSH që ka marrë mbrapsht për rrobat që ka blerë Velica e cila paska qenë… një shqiptare që shkon e blen mbi 1 mln Euro. Përveç kësaj çfarë ndodh me Edi Ramën? Tmerrohet. Nëse flitet për 1 milion po në Surrel sa janë këto milionat”, tha Berisha.
Kryedemokrati u shpreh se Rama pengoi arrestimin e Veliajt për inceneratorin e Tiranës, pasi aty është abuzimi më i madh.
“Bëri gjithçka për të treguar se është dorëjashtë në mënyrë që Erion Veliaj të mos i kthehet me këto gjëra, të mos ja kthejë monedhën. Tu tregojë shqiptarëve që unë vërtetë kam bërë gabime, por Rama ka bërë vjedhje të tmerrshme. Këtej u përpoq të hiqej duarjashtë, por dora e zezë e tij është në çdo gjë. Më pyesni ju mua, po pse u arrestua? Unë i pyes qytetarët pse nuk u arrestua për djegësin 130 milionë euro që nuk ekziston. Unë e kuptoj që 1 milionë euro fustane të brendshme e të jashtme të Velicës janë një abuzim shumë i madh por zhdukja e 130 milionë është 130 herë më i madh. Pse nuk ndodhi? Se është Edi Rama”, tha Berisha./tvklan.al