Dukej se kishte gjetur formën te Schalke 04 në Gjermani, por portierit Loris Karius nuk i ndahen gafat.
31-vjeçari ishte protagonist i një episodi negativ për skuadrën e tij, që në fund i kushtoi shtrenjtë. Në përballjen ndaj Hannover, Karius u zgjodh si lojtari më i dobët i sfidës, e cila u fitua nga miqtë me rezultatin 2-1.
Schalke kishte kaluar e para në avantazh, por rezultati u përmbys në fund. Në minutën e 88-të, Karius bëri një gafë në daljen e tij pas goditjes së këndit, e cila i kushtoi me gol.
Loris Karius is back 🙂 pic.twitter.com/MtnNiK94D2
— Elvis Bunic (@kk_bosna) March 15, 2025
Ky gol ishte i fitores për Hannover, duke rikthyer “makthet” për portierin gjerman. Karius ka qenë në qendër të kritikave prej disa vitesh, pas finales së Liverpool ndaj Real Madrid, ku anglezët u mposhtën nga gafat e portierit gjerman. /tvklan.al