Trajneri i Kombëtares, Silvinjo e mbylli konferencën për shtyp me një gjest veçantë.

Në përfundim të fjalës së tij, tekniku kuqezi iu afrua drejtorit të marrëdhënieve me publikun në FSHF, Fatjon Kodrës, dhe i dha dorën, duke i përcjellë mesazhin e ngrohtë: “Ne jemi një familje”.

Pas kësaj, një përqafim i ngrohtë mes të dyve, duke i emocionuar të gjithë.

Ky gjest i trajnerit erdhi si shenjë mbështetjeje dhe ngushëllimi për Kodrën, i cili pak ditë më parë humbi vëllain e tij.

Veprimi i veçantë i trajnerit Silvinjo, mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në sallë.

/tvklan.al