Manuel Neuer ka rinovuar kontratën me Bayern Munich. Klubi gjerman ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2026.

Kontrata e gardianit veteran skadonte në fund të këtij sezoni dhe palët kanë arritur marrëveshjen për të zgjatur me një vit tjetër.

Sezoni i ardhshëm, do të jetë i 15-ti për Neuer me fanellën e Bayern Munich, ku është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm.

Neuer iu bashkua Bayern-it nga Schalke në verën e vitit 2011, ndërsa nga viti 2017 mban shiritin e kapitenit.

Portieri ka fituar çdo trofe të mundshëm, ndërsa numëron edhe dy Champions League, atë të vitit 2013 dhe atë të vitit 2020. /tvklan.al