LSI është regjistruar për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen me 6 Mars.
“Bashkëlidhur po ju dërgojmë kërkesën për regjistrim të partisë politike “Lëvizja Socialiste për Integrim”, LSI, në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie”, thuhet në letrën që iu dërgua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit do të zhvillohen në 6 bashki, Durrës, Shkodër, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë./tvklan.al
