Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu beson se Shqipëria do të hyjë në Bashkimin Europian.

“Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE dhe do të doja që secili prej jush të udhëhiqte Shqipërinë drejt së ardhmes. Ju jeni të rinj, plot energji, me mendje të hapur dhe ju e doni vendin tuaj”, tha Lu.

Sipas faqes në rrjetet sociale të Ambasadës Amerikane, Ambasadori Lu i bëri këto komente gjatë takimit me një grup nxënësish të shkollës së mesme nga Rrësheni në kuadër të programit Njihu me Amerikën. /tvklan.al