Shkarkimi i Besim Hajdarmatajt është komentuar edhe nga ambasadori amerikan, Donald Lu.
Në një reagim për Televizionin Klan, ambasadori Lu është shprehur se ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike.
Ai thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa.
Tv Klan