Sot në mbrëmje, ambasadori amerikan, Donald Lu dhe shefja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin organizuan një festë lamtumire në rezidencën e tyre, ku ishin të ftuar bashkëpunëtorë të dy ambasadorëve në vitet e fundit.

Në festë kanë qenë të ftuar edhe politikanë nga radhët e mazhorancës dhe të opozitës, me të cilët dy ambasadorët kanë punuar së bashku vitet e fundit në veçanti për Reformën në Drejtësi.

Por Televizioni Klan mësoi se asnjë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk ishte i pranishëm në festën e lamtumirës së Lu dhe Vlahutin. Të pyetur zyrtarisht për arsyet e refuzimit, nga Partia Demokratike nuk u dha asnjë prononcim.

Në të shkuarën, dy ambasadorët janë vënë në qendër të akuzave të forta nga opozita, në veçanti për rolin e tyre në Reformën në Drejtësi.

Tv Klan