Opera Tosca, e kompozitorit italian Giacomo Puccini, rikthen në skenën e Tetarit të Operës dhe Baletit, pas 13 vitesh tenorin e mirënjohur shqiptar, Saimir Pirgun dhe për herë të parë sjellë soprano e skenave të mëdha botërore, bullgaren Krassimira Stojanova që nga La Scala, vjen në Tiranë për të interpretuar në rolin e Floria Tosca.

Opera e “Tosca”-s dhe personazhet e saj, përfshihen në vorbullën e pasionit dhe xhelozisë, mes një marrëdhënie komplekse, të një këngëtareje, një artisti idealist dhe një polici sadist.

Në rolin e Caravados, Pirgu, rrëfen rikthimin pranë publikut shqiptar me këtë shfaqje.

Ndërsa sopranoja e mirënjohur Krassimira Stojanova, pranon gjithë punën dhe vështirësinë për teatrot që të vënë në skenë produksione të tilla.

“Ndjehem shumë e lumtur që jam në Tiranë me koleget e mi. Unë e di se sa e vështirë është për një teatër,  të vërë në skenë një produksion të tillë. E di se sa e vështirë është të bësh art, sepse duhen para, duhet organizim, dhe prandaj unë kam respekt për gjithë drejtuesit e kësaj shfaqje, për gjithë gjënë që bëjnë duke patur parasysh kushtet”, tha ajo.

Kasti i parë i operës “Tosca” do të luajë me 6 dhe 8 Nëntor në TKOB, ndërsa kasti i dytë më protagonistë sopranon Eva Golemi dhe tenorin Amadi Lagha do të luajnë në datat 7 dhe 10 Nëntor.

Produksioni i “Tosca”-s vjen në bashkëpunim me Fondacionin Puccinian, në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të kompozitorit.

Tv Klan