Dyshime për finalen e Champions dhe play off të Botërorit
Konflikti që ka shpërthyer orët e fundit sjell me vete shumë probleme për ngjarjet sportive ku përfshihet Rusia. Federata ukrainase e futbollit njoftoi se për shkak të vendosjes së gjendjes së luftës, kampionati vendas është pezulluar. Premie Rliga e Ukrainës duhet të rifillonte më 25 Shkurt.
Sporti do të vuajë pasojat e luftës. Mbi të gjitha, finalja e Champions League e planifikuar për t’u mbajtur më 28 Maj në Gazprom Arena në Shën Petersburg dhe ndeshjet play-off-i për Kupën e Botës janë në dyshim.
UEFA po monitoron vazhdimisht dhe nga afër situatën. Për momentin nuk ka plane për ndryshim të stadiumit ku do të mbahet finalja e Champions. Ndërsa sa i përket play-off-it shqetësime janë ngritur nga federata polake, pasi Rusia do të luajë pikërisht me këtë kombëtare.
Ka të ngjarë që edhe kombëtaret e Suedisë dhe Republikës Çeke, të përballen me Rusinë në Moskë në një finale të mundshme të play – off.
Teksa është krejt e paqartë se çfarë mund të ndodhë, në dyshim mbeten edhe ndeshjet e Ligës së Kombeve. Shqipëria është në grup me Rusinë dhe sfidat janë parashikuar të mbahen më 2 dhe 13 Qershor.
Tv Klan