Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka bërë thirrje për armëpushim në luftën Rusi-Ukrainë.

Në konferencën për shtyp së bashku me Kryeministrin Edi Rama pas Samitit të Komunitetit Politik Europian, Orban kërkoi që palët të ndalin luftimet dhe të nisin komunikimin mes tyre.

Sipas tij, parakushti është komunikimi dhe më pas armëpushimi.

“Hapi i parë është armëpushimi dhe mendimi im është që nëse flasim shumë për zgjidhjet afatgjata të paqes pas lufte, mund të ulim shanset për të pasur një armëpushim. Për të pasur se çfarë lloj paqeje mund të vijë në fund të konfliktit, nuk është parakusht për armëpushimin. Në momentin ku jemi nuk ka komunikim. Parakushti është komunikimi. Parakushti i komunikimit është armëpushimi. Po argumentoj pro vendosjes së një armëpushimi që palët të komunikojnë. Së pari të ndalen së vrari njëri-tjetrin tani. Kur të kemi armëpushimin le të diskutojmë për atë paqe që është e pranueshme, që në fakt është e vështirë dhe do kërkojë kohë. Por së pari armëpushimi”, u shpreh Orban.

Kryeministri hungarez bëri thirrje për paqe në Europë dhe BE duhet të jetë më shumë aktive në këtë drejtim.

/tvklan.al