Kombëtarja shqiptare U-16, u mposht me rezultatin 0-2 nga Hungaria, në ndeshjen e parë miqësore, të luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse kuqezinjtë e Andrea Tedesco, ishin më kërkues në fushën e lojës.
Fraksioni i dytë nisi më mirë për Hungarinë, e cila kaloi në avantazh me golin e Varga Zsolt. Më pas, miqtë dyfishuan rezultatin falë një penalltie, që u ekzekutua saktë nga Polonkai Noel.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2, pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve për të gjetur rrugën e rrjetës deri në fund.
Ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-16 dhe Hungarisë U-16 do të luhet të Enjten, në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:30. /tvklan.al