Mbrëmjen e kësaj të premteje të tetë konkurrentët e mbetur në garë u kujdesën në maksimum që performancat e tyre të shënonin sukses dhe për hir të së vërtetës t’i shpëtonin eliminimit.

Por, siç e do tradita dhe rregulli i programit në fund të çdo nate live, një prej konkurrentëve duhet të ndërpresë rrugëtimin e tij në “X Factor”, për të ndjekur më tej ëndrrën në tregun muzikor.

Valdrini dhe Petro të dy konkurrentët e grupit të Soni Malajt, qëndruan ballë për ballë për t’i lënë publikut që të zgjidhte më të mirin. Ishin pikërisht votat e publikut, të cilat çuan në “showdown” dy perfomancat më pak të pëlqyera të mbrëmjes.

Për këtë përballje mes dy djemve, e prekur ishte dhe Soni Malaj: Me këta konkurrentë pretendoja të shkoja në finale.

E gjendur në dilemë juria ishte në baraspeshë për dy konkurrentët, duke lënë publikun vendimtar në këtë eliminim. Votat e publikut shpëtuan Petron, duke bërë që të largohet nga gara Valdrini.

“Ëndrra ime nuk mbaron këtu, do ta vazhdoj akoma më fort dhe do të prek skena më të mëdha se kjo”, tha në fund Valdrini./tvklan.al