“Vashat” e “X Factor Albania” në Tv Klan elektrizuan me një nga këngët më virale të rrjeteve sociale, “APT” duke rrëmbyer të gjitha duartrokitjet.
Por surpriza e tyre e përgatitur fshehurazi u ruajt për në momentin e fundit përpara se të largoheshin nga skena. Teksa të dashuruarit sot festojnë Shën Valentinin, për Marjanën shënon ditën e lindjes.
Fjalën e mori Albana duke thënë: “Do të donim ne të gjitha Vashat si grup, do të donim veçanërisht të uronim Marjanën sepse sot ka ditëlindjen”.
Vajzat, të shoqëruara nga publiku e juria i kënduan këngën e ditëlindjes, teksa Marjana shihet e përfshirë nga emocionet./tvklan.al