Jo vetëm shqip! Në skenën e “X Factor” në Tv Klan janë dëgjuar gjuhë nga e gjithë e bota. Performancat, por dhe konkurrentët kanë “shkrirë” kufijtë e vendeve ku ka gjuhë, tradita e zakone të ndryshme. Duke qëndruar pikërisht këtu, Alketa Vejsiu bëri një ndarje sa u takonte gjuhëve që përfaqësohen nga anëtarët e jurisë.
“Llafosim në italisht, në frëngjisht. Ty Soni të kemi një herë, mbulon Spanjën e Francën. Anglinë dhe Amerikën kemi Adin dhe Arilenën. Korçën shkëlqyeshëm unë dhe ti Young Zerka”, tha Alketa Vejsiu.
Për Soni Malajn që flet në mënyrë të përsosur frëngjisht, moderatorja e programit i caktoi një detyrë. Konkurrenten e radhës, Leandrën, ajo duhet ta prezantonte në gjuhën frënge. S’kishte si të ndodhte ndryshe, Soni Malaj e kaloi me sukses provën.
“Internacionale, internacionale”, brohoriti Alketa Vejsiu pas prezantimit të Sonit./tvklan.al