Nata e 10 live e spektaklit të talenteve të rinj, “X Factor” në Tv Klan premton që të falë një mbrëmje mahnitëse të mbushur me surpriza dhe emocione.
Soni Malaj në fillim të programit nuk zgjodhi që të vazhdonte me komentin për konkurrenten që performoi në skenën madhështore të talenteve, por zgjodhi që të përcjellë publikisht zërin e gjithë diasporës.
Ajo tha se kishte marrë jo pak komplimente gjatë koncerteve të saj jashtë kufijve të Shqipërisë për spektaklin. Pa fshehur emocionet, Soni Malaj tha se tashmë “X Factor” shihet në të gjithë botën dhe për këtë ndihet krenare.
“Do doja të përcillja komplimentat që kam marrë gjatë koncertit tim të fundit dhe gjatë çdo jave që shkoj për produksionin e spektaklit, X Factor si spektakël së fundmi po shikohet kudo, së fundmi unë isha në Londër dhe kam marrë komplimente shumë të mëdha për ty Alketa, për regjisoren Vera Grabocka, për anëtarët e jurisë dhe për të gjithë konkurrentët këtu dhe vërtet të them të drejtën më bëhet zemra mal. Më pyesin, më komplimentojnë dhe më sugjerojnë”, tha Soni Malaj./tvklan.al