Mbrëmjen e kësaj të premteje në skenën madhështore të “X Factor Albania” në Tv Klan, Adi Krasta me gjuhë disi të ashpër dhe i revoltuar adresoi një mesazh.

Ai iu drejtua të gjithë artistëve të cilët janë në rolin e jurisë që vlerësojnë talentet e rinj që të tregohen të drejtë dhe të ashpër me konkurrentët. Sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të arrijnë që t’i ndihmojnë vërtet ata.

“Këta janë të gjithë fëmijë shumë të mirë, në kuptimin që e dashurojnë këngën, por ky do të duhej që të ishte një konkurs spartan. Jeta është jashtëzakonisht e ashpër sa fitues ka pasur nëpër rrethe e nëpër majtas-djathtas që i kanë rënë murit me kokë e disa të tjerë vazhdojnë të luftojnë shumë fort dhe nuk kanë mbërritur aty ku donin të mbërrinin në ëndrrat e tyre më të mira. Këta nuk i ndihmon “omerta”, i ndihmon kritika e ashpër dhe e prerë. Këtë kritikë… unë i kam ftuar para disa javësh dhe vazhdoj t’i ftoj miqësisht se unë këta i kam miq, nuk i sfidoj dot.

Por, unë i ftoj seriozisht që të ndahet në dy pjesë: Shkuam deri në provë gjenerale, po, që tani unë ndaloj së qeni mentor dhe nesër jam një gjykatës. Shqipëria ka nevojë për sinqeritet. Mjaft më me fshehjen ndaj gjërave dhe buzëqeshjen hipokrite dhe false, nuk e kam për ju, e kam në përgjithësi me atmosferën. Na ka ardhur në majë të hundës, aman ere bjerini një herë me çiltërsi për të thënë atë që duhet dhe për t’i ndihmuan njerëzit ashtu siç është”, tha Adi Krasta./tvklan.al