Florida mund të drejtohet nga qielli për të luftuar pitonët burmezë, sipas një projektligji që do të lejonte agjencitë shtetërore të përdorin dronë në për të asgjësuar bimët dhe kafshët që dëmtojnë biodiversitetin.
Projektligjit, i cili u votua unanimisht nga një komitet i Senatit, do të krijonte një përjashtim të ligjit aktual që ndalon agjencitë ligjzbatuese që të përdorin dronë për të mbledhur informacione dhe ndalon agjencitë shtetërore që të përdorin dronë për të mbledhur imazhe në tokë private.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Independent, projektligji do të lejonte autoritetet në Florida që të përdornin dronet për të menaxhuar dhe asgjësuar speciet invazive në tokat publike.
Senatori Ben Albritton tha se dronët e pajisur me Lidar, një metodë survejimi që mat distancën nga objektivi duke e ndriçuar atë me drita laser dhe mat dritën e reflektuar me sensor, mund të jenë në gjendje që të identifikojnë pitonët.
“Siç e dini, gjurmimi i këtyre specieve në Everglades është një mision i vështirë. Dronët mund të ndihmojnë specialistët që të bëjnë punën e tyre“, tha Albritton.
Përveç pitonëve, Parku Kombëtar i Everglades rrezikohet edhe nga një bimë e quajtur lygodium, e cila po përhapet me shpejtësi dhe është një kërcënim për pemët./tvklan.al