Nuk është hera e parë që shohim këngëtarë me famë botërore që rrëzohen në skenë për shkaqe të ndryshme.
Diçka e tillë ka ndodhur me artistin dhe njëherësh anëtarin e jurisë së American Idol, Luke Bryan gjatë koncertit të tij në Vancouver që u mbajt gjatë fundjavës.
Bryan po ecte nëpër skenë kur rrëshqiti për shkak të një celulari që ndodhej në skenë, një trend shqetësues e gjithnjë në rritje ku fansat u hedhin sende këngëtarëve gjatë performancave të tyre.
“Prisni! A e ka kapi dikush këtë momentin ?” pyeti të pranishmit ylli i muzikës i cili mbante ende në dorë celularin që shkaktoi incidentin.
Ai ia dha telefonin një fansi të panjohur. “Është në rregull,” i tha ai fansit përpara se të shtonte me shaka: Avokati im do të telefonojë.
Bryan ndodhet në Kanada për shkak të turneut të tij Mind of a Country Boy.
Klan News