Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur një fjalë në nderim të kolosit të madh të letrave shqipe, Ismail Kadare. Pasi ka bërë homazhet në nder të Kadaresë, Rama ka thënë se skena në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit e Ansamblit Popullor me hijen e Nënë Terezës ka qenë një rastësi.
Edi Rama: Këtë hije të Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit nuk e solli kush, as kush e përgatiti këtë ceremoni, ishte këtu, kishte ardhur më parë. Njoftimi që salla ishte e zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizte dot më erdhi bashkë me foton që po montohej për një shfaqje sot në darkë. “Lëreni aty ju thashë, nuk ka më mirë”.
Askujt nuk do i thoshte mendja çka rastësia e solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë se sa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, as se si tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që i takon botës dhe duke e njohur e dija në çast që nën hijen e shenjtores së tij, Ismaili do të ndihej i marrë nën mbrojtje nga të tërë ata që nuk e donin, përgjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën.
/tvklan.al