“Shkëlqimi i Teatrit të Operas dhe Baletit nuk është vetëm në skenë, është edhe këtu në këtë dhomë ku ruhen mijëra objekte me vlerë, të krijuara me ngjizjen e Teatrit, siç është kjo kurorë e baletit të parë shqiptar, halili dhe hajria, apo kjo mburojë e përdorur edhe në filmin Skëndërbeu”, raporton gazetarja Anisa Krraba.
Arben Gjeropo, është ai që i jep jetë pothuajse çdo detaji që shikoni në pamje, ndërsa tregon se si realizoheshin objetet e nevojshme për shfaqje, si mburoja e përdorur në filmin Skëndërbeu në 1954, por më vonë edhe në operan më të njëjtën emër.
Gjithsej rekuizita e operas ruan më shumë se 9 mijë objekte, ku rreth 7 mijë janë kostume, dhe mbi 2 mijë objekte të skenografisë. Përtej asaj që shikohet në skenë, që padyshim është e bukur dhe emocionuese, ajo që mbetet pas perdeve, janë orë të gjata pune dhe padyshim tensioni në minutat e shfaqjes.
36 vite që kujdeset për rekuizitën, dhe momenti më i vështirë i karrierës është kur u dha urdhri për shkak të mungesës së hapësirave për të eliminuar një pjesë të rekuizitës. Por edhe pse në këtë situatë Gjerepo vendosi të ruaj disa prej tyre. Momentet më të bukura sigurisht janë ato të durtrokitje dhe spektorëve që veç artistëve e urojnë edhe atë për punën.
Ndërsa në garderobën e Tetarit të Operas, ruhet pasuria e kostumografisë që i fut artistët në karakterin e personazheve, siç është fustani I veshur nga sopranoja Marie Kraja, në 1956-ën, në operan La Traviata apo ky kostum i operas i veshur nga Nina Mula në operan Madama Butterfly më 1961.
Tv Klan