Me stinën e pranverës, lulet po zbukurojnë fusha të tëra në Egjipt duke dhuruar një pamje mjaft panoramike. Për lulet e quajtura “Calendula” është fillimi i sezonit të korrjes së tyre.
Lulet mbillen gjatë muajve më të ftohtë të vjeshtës ndërsa periudha e lulëzimit nis nga nëntori dhe zgjat deri në maj. Fermeri Gaber Mohamed thotë se pavarësisht rritjes së çmimit të plehrave dhe pesticideve për shkak të inflacionit të vendit, kërkesa për këtë lloj luleje ka mbetur e lartë duke sjellë të ardhura të larta për ta.
Pasionin për kultivimin e këtyre luleve e ka trashëguar nga të parët e tij.
“Unë u rrita duke parë gjyshërit e mi duke kultivuar këtë produkt. Është një lloj bime që ne nuk mund të bëjmë dot pa të. Ajo sjell të ardhura në vend, duke krijuar vende pune.”
Pas korrjes, petalet e luleve thahen në diell përpara se të eksportohen në tregjet kryesore si Rusia, Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran.
Ato përdoren për të prodhuar produkte kozmetike, por edhe për të prodhuar ilaçe mjekësore.
Klan News