Veliaj: E gjithë zona bëhet lagje të Tiranës
Shumë shpejt në Lundër pritet të përfundoje By-Passi që lidh këtë zonë me autostradën Tiranë-Elbasan. Gjatë inspektimit të punimve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo rrugë përveçse lehtëson qarkullimin e automjeteve, krijon lehtësi për banorët e Lundrës por edhe të gjithë nxënësit që shkojnë në një nga 4 shkollat e zonës.
“Bëhet fjalë për të lidhur gjithë zonën e Lundrës, për të mos kaluar nga Rezervat e Shtetit, por e gjithë zona rezidenciale dhe 4 shkollat, plus edhe dy qendrat tregtare, si private, si publike, të kenë akses direkt në autostradën Tiranë-Elbasan. Për të gjithë ata që kanë punë në Tiranë apo në Elbasan, por jetojnë në këtë zonë të ndërmjetme, ky është një by-pass që e zgjidh jashtëzakonisht mirë këtë problematikë”.
Kreu i bashkisë tha se falë investimeve dhe përmirësimit të infrastrukturës, tashmë kjo zonë është kthyer në një nga zonat më të lakmuara në kryeqytet.
“Shpeshherë, kur gjërat bëhen mirë, ndonjëherë bëhemi edhe ‘viktima’ të suksesit tonë. Zona e Lundrës është një zonë që nisi kryesisht si zonë rurale, pastaj filloi me rezidencat, sot jo vetëm ka qendra tregtare private, por qendra tregtare publike. Sigurisht, ne patjetër marrim taksa dhe mbledhim fonde e kontribute nga ata që fitojnë më shumë, për t’u siguruar që në çdo lagje periferike, nevojës ne i përgjigjemi me investim shumë cilësor dhe shumë dinjitoz”.
Veliaj kërkoi darkordësinë e banorëve që të mos pengohen projektë të cilat ndihmojnë në zhvillimin e zonave.
Tv Klan