Pushimet e Paulo Fonseca-s kanë zgjatur pak. Një muaj pas shkarkimit nga drejtimi i Milanit, tekniku portugez do të nisë një aventurë të re.

Lyon ka mbyllur marrëveshjen, për të ulur në stol trajnerin 51-vjeçar. Klubi francez njoftoi shkarkimin e Pierre Sage dhe drejtimi do i besohet Fonseca-s.

Gjithçka duket e mbyllur, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi. Nga kjo marrëveshje përfiton edhe Milani.

Italianët ndërprenë kontratën në mënyrë të njëanshme me portugezin dhe ishin të detyruar ta paguanin deri në vitin 2026.

Megjithatë me kalimin te Lyon, kontrata e Fonseca-s me Milanin do të ndërpritet dhe kuqezinjtë nuk janë më të detyruar ta paguajnë rrogën e tij. /tvklan.al