Paulo Fonseca është trajneri më i ri i Lyon. Klubi francez zyrtarizoi teknikun portugez në stol, si pasues i Pierre Sage.
Ky i fundit u shkarkua pak ditë më parë, për mungesë rezultatesh dhe drejtuesit kanë zgjedhur ish-trajnerin e Milanit.
Klubi kuqezi e shkarkoi Fonseca-n muajin e kaluar, për shkak të rezultateve negative në kampionat, duke emëruar në vendin e tij një tjetër portugez, Sergio Conceicao.
Nga zyrtarizimi i Fonseca-s te Lyon, feston edhe Milani. Italianët ndërprenë kontratën në mënyrë të njëanshme me portugezin dhe ishin të detyruar ta paguanin deri në vitin 2026, diçka që nuk do e bëjnë më, pasi 51-vjeçari ka firmosur kontratë tjetër. /tvklan.al