Inserti i Xhemiles në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nis me një kërkesë shumë të fortë. Ajo i drejtohet dikujt si “e degjeneruar” dhe kërkon që të dalë nga shtëpia.
“Jam motra e shumë vëllezërve. Ne nderin e mbajmë shumë të lartë prandaj kam ardhur këtu që atë të degjeneruarën të ma nxirrni nga shtëpia patjetër”.
Me hyrjen e Xhemiles në studio, mësohet se bëhet fjalë për kunatën. Xhemilja i përsërit me ngulm kërkesën Eni Çobanit dhe thotë se kunata ia ka shkatërruar jetën vëllait.
Xhemile: Përshëndetje Ardit, përshëndetje Eni! Sot kam ardhur që kunatën time të ma nxirrni nga shtëpia. Nuk duroj më.
Ardit Gjebrea: Do të nxjerrësh kunatën nga shtëpia?
Xhemile: Patjetër. Ma nxirr nga shtëpiaEni se nuk duroj më se ia ka shkatërruar jetën vëllait tim. Unë do të rris kalamajtë e vëllait.
Eni Çobani: Nuk e nxjerr Eni nga shtëpia, do të dëgjojmë…
Ndryshe nga Xhemilja që shfaqet e palëkundur, në insertin e saj Elisa është e përlotur. Ajo thotë se ka 7 muaj larg familjes dhe thjesht ka takuar nënën e saj.
“Nuk kam bërë gjë. Kam 7 muaj jam pa fëmijët, jam pa burrin, jam pa familjen time, nuk kam bërë asnjë lloj krimi, vetëm kam takuar mamanë time”.
Edhe në studio, Elisa vjen në të njëjtën gjendje të përlotur dhe shton se s’ka bërë asnjë gabim, por ka dashur të njohë nënën e saj.
Elisa: Unë nuk e di se për çfarë më ka sjellë kunata ime këtu, unë nuk kam bërë absolutisht asnjë lloj gjëje… thjesht kam arritur për të njohur nënën time, pas kaq vitesh. Nuk kam bërë asnjë lloj gabimi, kam 7 muaj pa parë fëmijët e mi, nuk më pranojnë në shtëpi, nuk kam bërë ndonjë gjë, absolutisht asnjë gjë nuk kam bërë./tvklan.al