Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Përrenjas pranë fshatit Pishkash.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në përrua. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Në vendngjarje shkuan uniformat blu, të cilat nisën punën për zbardhjen e shkaqeve. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit humbi kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë. /tvklan.al