Në 32-vjeçar humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e së hënës në Durrës si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi në fshatin Bilalas.

Sipas policisë viktima udhëtonte me një makinë në timonin e së cilës ndodhej një 46-vjeçar. Ky i fundit, në rrethana momentalisht të paqarta dyshohet se humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi jashtë rruge.

I riu u dërgua në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Për aksidentin në fjalë policia vuri në pranga shoferin e makinës.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit./tvklan.al