Një 37-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në autostradën Lushnje – Fier ditën e sotme.

Policia e Fierit njofton se në automjetin tip Audi që doli nga rruga udhëtonin dy persona. Për pasojë mbeti i plagosur vetë drejtuesi i mjetit, 45-vjeçari me iniciale I.B. Ndërsa humbi jetën pasagjeri H.G. 37 vjeç. Viktima ndërroi jetë në spital.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

/tvklan.al