Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz ka ndodhur në Tiranë.
Një automjet tip “Audi” doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e një banese private, në zonën e Kodrës së Priftit. Pas aksidentit shoferi ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat e punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogë-testues, rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC si dhe në gjendje të dehur.
Ndaj tij u bë arrestimi për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Ai është i 116 që ka rezultuar nën efektin e drogave pas testimit me AquilaScan.
Klan News