Një këmbësor është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Aksidenti ka ndodhur në orën 21:00 në rrugën Transballkanike pranë Gjykatës së Apelit.
Këmbësori i aksidentuar, M.Ll., ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spital.
Ndërkohë, shoferi që e përplasi është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai nuk është identifikuar ende, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al