Një shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e së mërkurës në Rimini të Italisë, pasi u përplas nga një automjet.
Viktima është një 63-vjeçar, i cili u përplas nga një automjet. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se po ecte në anë të rrugës, kur makina e mori përpara duke e hedhur disa metra tutje.
Sipas mediave fqinje, përplasja ishte mjaft e fortë, duke e lënë shqiptarin të vdekur në vendin e ngjarjes.
Autoritetet policore ndaluan drejtuesin e mjetit, që mësohet se ishte nën shok nga ngjarja dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al


